Tragjike/ I infektuar me COVID, humb jetën 17-vjeçari te “Shefqet Ndroqi” – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Tragjike/ I infektuar me COVID, humb jetën 17-vjeçari te “Shefqet Ndroqi”

Ka humbur jetën nga COVID-19 një 17-vjeçar në spitalin COVID-2.

News 24 raporton se adoleshenti nga Elbasani ka qëndruar një javë në terapi intensive. Ai ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi.

Po ashtu raportohet se edhe prindërit e 17-vjeçarit kanë qenë të shtruar në këtë spital.

Pothuajse prej një muaji situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar teksa numri i infektimeve me Covid është rritur ndjeshëm./

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *