Tragjedia në Himarë/Arjan Tase ishte i armatosur në moment që përplasi për vdekje me skaf 7 vjeçaren

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e djeshme ku një skaf me drejtues policin Arjan Tasne për pasi për vdekje një vajzë 7 vjeçe në plazhin Potamit në Himarë.

Bëhet me dije  se në momentin e ngjarjes Arjan Tase ka qenë i armatosur, duke mbajtur pistoletën e shërbimit në kundërshtim me ligjin. Pistoletën Tase e mbante në çantë që kishte në krah.

Ligji detyron punonjësit e policisë që të mos mbajnë armën pas mbarimit të shërbimit, por duket se kjo gjë nuk e ka penguar Tasen që të bëj pushime i armatosur dhe me një skaf 600 kuaj fuqi.

Tase autori i vrasjes së 7 vjeçares dhe i armatosur pati një përballje me babin e vajzës. Por, fatmirësisht Tase nuk e përdori armën që mbante në çantë. Pritet që hetuesit të japin përgjigje pyetjes se pse lëvizte Arjan Tase i armatosur jashtë shërbimit.

Po ashtu një tjetër shkelje e rëndë e ligjit është se deri më tani nuk rezulton që Arjan Tase të ketë pasur një patentë për të drejtuar një skaf 7 metra të gjatë dhe me 600 kuaj fuqi. Një përgjigje që kërkohet nga autoritetet është se kujt i përkiste ky skaf, dhe si ka arritur ta sigurojë polici Arjan Tase nga pronari këtë skaf.

Një shkelej tjetër, e policit është thyerja e vijës mbrojtëse për pushuesit. Një skaf i tillë nuk lejohet të afrohet më shumë se 300 metra nga bregu i detit, por Arjan Tase, si për të treguar se e bën vetë ligjin e solli deri në cekëtin skafin duke i marrë jetën vogëlueshes së familjes Avdia.

Në zonë dëshmitarët thanë se Arjan Tase ka tentuar që të largohet menjëherë pas tragjedisë që shkaktoi. Grupi hetimor ka hapur kamerat e sigurisë për të parë se si ndodhi kjo tragjedi që shokoi opinionin publik.

Po ashtu autoritete duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqëruar, Prokuroria duhet të nis hetimet se pse mund të jenë shmangur testet.

Të Fundit