Tirane/ Vidhte biçikleta, arrestohet 39-vjeçari.

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes së biçikletave.

Komisariati i Policisë Nr. 1, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e biçikletave, të ndodhura kohët e fundit në juridiksionin e këtij Komisariati, organizoi punën dhe si rezultat u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një biçikletë, shtetasi: L. Ç., 39 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese).

Të Fundit