Tirane/Prej kohësh shtylla elektrike rrezik per banoret, Stop zgjidh menjëherë problemin!

Në rrugën e quajtur “Kuvajt” në kryeqytet janë vendosur 6 seli diplomatike.Por 10 metra nga ambasada e Egjiptit, një shtyllë elektrike rrezikon të bjerë nga dita në ditë.Banorët thonë, se ndjehen të rrezikuar edhe për faktin, se aty kalojnë furgonat, që marrin fëmijët për në shkollë. Ata tregojnë, se i janë drejtuar disa herë zyrave të OSHEE-së, por nuk kanë gjetur zgjidhje.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, punonjësit e OSHEE-së morën masa për rregullimin e shtyllës së rrezikshme.

Të Fundit