Tirane/ Portali e-albania ndan motrat ne shkolle, nuk njihet rruga-Stop-1 Tetor 2021

Alban Matja, tregon, se është banor i njësisë 6 dhe ka dy vajza, të dyja në shkollën 9 vjecare “Betim Muco”. Të madhen, që është në klasën e tretë, e pranojnë në shkollë, ndërsa ta voglën nuk e pranojnë, pasi nuk e njeh portali, për shkak të rrugës.Për këtë rast pyesim drejtorin e shkollës 9 vjecare “Betim Muco”.Sazan Halilaj shprehet, se ai regjistron atë, që i sjell portali.Shkojmë në drejtorinë arsimore, për të pyetur drejtorin e kurrikulave.Sulejman Keta, premton, se fëmija nuk do të mbetet pa u regjistruar, pavarësisht shkollës.Në dorë, sipas tij, e ka portali.

Të Fundit