Tiranë/ 3 kryeinfermierë të Spitalit Infektiv infektohen me koronavirus.

Kanë rezultuar me COVID 19 dhe 3 kryeinfermiere të tjerë në Spitalin Infektiv të cilët po punojnë me pacientë të prekur nga ky virus. Ky lajm shqetësues vjen menjëherë pas konfirmimit se është testuar pozitiv për COVID 19 mjeku Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT dhe pjesë e task-forcës së ngritur kundër koronavirusit, i cili është shtruar në spital për mjekimin e nevojshëm.

Bashkë me 3 kryeinfermieret e prekura nga koronavirusi, numri i bluzave të bardha të infektuara në të gjithë vendin shkon ne 35, një numër i lartë për shëndetësinë shqiptare në këtë moment krize.

Të Fundit