Tifozët e Romës mbërrijnë në Shqipëri, zbulohen rregullat: Mos ecni vetëm dhe respektoni Tiranën – Stop
Të Gjitha

Tifozët e Romës mbërrijnë në Shqipëri, zbulohen rregullat: Mos ecni vetëm dhe respektoni Tiranën

Një pjesë e tifozëve të Romës, kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, nga porti i Durrësit.

Para nisjes drejt Shqipërisë, ultrasit e Romës, kanë vendosur edhe disa rregulla, të cilat ia kanë bërë të ditur tifozëve të tjerë.

Në rregulla thuhet se tifozët nuk duhet të ecin vetëm në rrugë, por duhet të jenë në grupe, si dhe duhet të respektojnë qytetin pritës.

Rregullat e tifozëve të Romës:

Së pari, shmangni ecjen vetëm ose në grupe të vogla.

Së dyti, mos merrni me vete flamuj apo simbole të tjera. Ne do t’jua ofrojmë kur të mbërrini.

Së treti, vendtakimi ku do të grumbullohemi për të shkuar drejt stadiumit do të konfirmohet më vonë.

Së katërti, respektoni qytetin që po na mirëpret.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *