Theu arrestin e shtëpisë dhe doli për të vjedhur karburant, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të bluve, 31-vjeçari E.P, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi karburanti në një subjekt privat.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit