Tërmeti në Turqi, presidenti Begaj: Qëndrojmë pranë njerëzve të prekur

SHQIPËRI- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditet këtë të hënë Turqinë dhe Sirinë.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj.

Kreu i shtetit thotë se janë pranë autoriteteve turke dhe familjeve të prekura nga tërmeti i cili kishte magnitudë 7.8 i shkallës rihter.

Kjo situatë e rëndë ka zgjuar dhe komunitetin ndërkombëtar, të cilët kanë shprehur solidaritet dhe kanë ofruar ndihmë për Turqinë. Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punë për të nxjerrë njerëz, që kanë mbetur poshtë rrënojave të pallateve të shembura

Të Fundit