Tërmeti në Pukë, dëmtohen pallate dhe spitali

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar, ka shkaktuar dëme në disa objekte në Pukë.

Lëkundjet me magnitudë 4.3 ballë të shkallë Rihter, kanë shkaktuar dëme në spitalin e qytetit , i cili ka pësuar plasaritje muresh.

Ndërsa bëhet e ditur se dëme të lehta janë konstatuar në dy pallate. Grupet e verifikimit kanë vënë re rënie suvash, plasaritje dhe dëmtime të disa oxhaqeve të banesave në qytet.

Kujtojmë se lëkundjet e tërmetit u ndjenë gjatë natës së mbrëmshme, rreth orës 22:37 dhe epiqendra ishte në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Ndërsa është raportuar se lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë edhe gjatë natës pas goditjes së fortë.

Të Fundit