Termeti i hodhi ne toke banesen, me ndihmen e Stop problemi merr zgjidhje. – Stop
Të Gjitha

Termeti i hodhi ne toke banesen, me ndihmen e Stop problemi merr zgjidhje.

Tërmeti i 4 qershorit dhe 21 shtatorit të 2019-ës, hodhi në tokë banesat e 3 familjeve në Selenicë: Dedja, Rustemaj dhe Bregasi.Zgjidhja e vetme, që iu ofrua, ishin disa cadra, që gjithë shiun e fusin brenda. 85 vjecarja, Mbete Dedaj, tha në “Stop”, se e ka të pamundur jetesën në këto kushte.B anorët e prekur nga tërmeti, kanë takuar kreun e emergjencave civile, Albert Rexhepi, i cili u premtoi vetëm zëvendësimin e cadrave. Kryetari i bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, pranoi të paguajë një bonus qiraje për këta banorë e t’u sigurojë një fond për riparimin e shtëpive në janar të vitit 2020.Sot, pas dy javësh, Mbete Dedaj, tregon, se është sistemuar në shtëpinë e komshiut, që është në emigracion dhe bashkia paguan për të. Ajo falenderon stafin e emisionit “Stop” për zgjidhjen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *