Tërmet me magnitudë 7.8 në Turqi, qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur

◉ Më shumë se 500 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 3 000 të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, pas tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore orët e para të së hënës.

◉ Tërmeti, një prej më të fortëve që godet rajonin në më shumë se 100 vjet, ra 23 kilometra nga lindja e Nurdagi, në provincën e Gaziantep, me një thellësi prej 24.1, tha Qendra Sizmologjike Amerikane.

◉ Me qindra pasgoditje janë ndjerë në rajon, deri në Liban e Izrael.

◉ Agjencia e fatkeqësive në Turqi apeloi për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar ndërkohë që në terren punohet për të shpëtuar të mbijetuarit.

Të Fundit