Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta false/ Arrestohet turku në Durrës. – Stop
Të Gjitha

Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta false/ Arrestohet turku në Durrës.

Goditet një tjetër tentativë për kalimin e kufirit me dokumente të falsifikuara.
Policia Kufitare ka arrestuar 1 shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të masave për forcimin e kontrollit gjatë përpunimit të doumentacionit, shërbimet e Policisë Kufitare në Port, Durrës kanë ndaluar një shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

Në lidhje me këtë rast janë njoftuar Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Durrës, të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Turqi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *