Temperatura deri në -11 gradë celsius.

TIRANË

Shqipëria është përfshirë nga moti i acartë me temperatura të ulëta dhe disa gradë nën zero prej disa ditësh, temperatura tipike të kësaj stine por si do jetë moti në ditët në vijim? Dita e nesërme do të vijojë me rënie temperaturash që në zonat malore do të shkojnë deri në -11 gradë Celsius por të mërkurën do të ketë ndryshim të motit.

Ndërkohe ajo informoi se era do të vijojë herë-herë dhe se në det do të shkojë deri në 65 km/h.

Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët por do të jetë i ftohtë. Nesër do të ketë rënie temp sërish. në zonat malore do zbresë në -11 gradë. Në zona të tjera në mëngjes vlera minimale do të jetë në -3 gradë. Nga e mërkura do të kemi ngritje graduale të temperaturave. Për sa i përket erës ka pasur një dobësim duke nisur nga mesnata por që do vazhdojë të mbetet herë pas here e fortë, kryesisht në det të hapur ku do të shkojë deri në 65 km/h.Kujtojmë se një ditë më parë kryeqyteti dhe rrethe të tjera u përfshinë nga era e fortë. Në Durrës u pezullua lundrimi i trageteve.

 

Të Fundit