Televizioni shtetëror serb ndaloi transmetimin kur Gjakova doli në finale

Televizioni shtetëror serb (RTS) ka ndërprerë transmetimin e Lojërave Olimpike në Tokio kur garuesja nga Kosova Nora Gjakova po luftonte në finale për medaljen e artë.

Xhudistja e Kosovës në finale në kategorinë deri në 57 kilogramë festoi përballë holandezes Sanne Verhagen. Mirëpo, përballjen e saj nuk kanë mundur ta ndjekin shikuesit përmes ekraneve të RTS, sepse televizioni shtetëror serb ka ndërprer transmetimin kur xhudistet dolën ne ring.

Ndërkaq, siç transmeton index.hr, Olivera Kovacevic, redaktore në RTS, ngjarja është shpjeguar si krej e rastësishme dhe e ardhur prej rrethanave dytësore.

“Shumicës së gazetarëve të RTS në Tokio iu është caktuar karantinë dyjavore, prandaj ndërprerja ka ardhur për shkak se nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha ngjarjet”.- ka thënë ajo.

Krahas Norës, në Tokio medalje të artë fitoi edhe Distria Krasniqi, ndërkaq shumë e ka kritikuar vendimin e RTS për ndërprerjen e transmetimit.

Të Fundit