“Te thyej brinjët, vdeksh ishalla”, mamaja godet me thikë djalin e mitur.

A. D. denoncon ish gruan dhe tregon historinë e familjes së tij mes dhunës së gruas ndaj dy djemve, njëri 28 vjec dhe i vogli 14 vjec. Gruaja E.D vuan nga bipolariteti dhe ajo u bë e dhunshme dhe me një personalitet problematik.Burri u detyrua të filmonte dhunën dhe sjelljet e gruas, duke dhunuar djalin 14 vjec.

Edhe ky i fundit tregon, se si dhunohej nga nena e tij, kur ishte vetëm 11 vjec. Djai i vogël manifeston sot probleme psikologjike, për shkak të dhunës së pësuar. Djali dhe babai dëshmojnë, se djalit i ka ndodhur një gjë e tmerrshme në Korcë, ku nëna kishte zënë një të dashur. Kur ishte vetëm 10 vjec e ëma i ka dhënë marijuanë. “Stop” publikon disa video të dhunës dhe gjendjes psiqike të nënës problematike.

Pasi dhuna e nënës me probleme u vërtetua, Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për nënën e sëmurë.Gjykata vendosi 2.5 vjet heqje lirie, për dhunë ndaj të miturve. Situata pas lirimit është më keq se më parë. Strukturat nuk kanë funksionuar edhe pse doktorët e burgut e kanë referuar rastin në psikiatri.

Gjyqtarja Irena Hoxha nuk i ka dhënë familjes një urdhër mbrojtjeje, edhe pse gruaja është e rrezikshme.Psikologia Denata Toce shpjegon problemet e bipolaritetit të gruas dhe thotë, se urdhri i mbrojtjes duhet dhënë, por burgu nuk është zgjidhje, pasi përkeqëson shëndetin e gruas.

Të Fundit