‘Të ndalohen filmat shqiptarë’, nisma e PD për dekomunistizimin

Filmat, dokumentarët, këngët, programet televizive apo edhe momentet e ndryshme që kujtojnë e glorifikojnë sistemin komunist do të ndalohen në Shqipëri. Ky është qëllimi i projektligjit të depozituar në Kuvend nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike në kuadër të nismës për dekomunistizimin.

Në relacionin shoqërues, thuhet se qëllimi i këtij projektligj është që të ofrohet një qasje të re, mbi raportin që shteti dhe shoqëria jonë duhet të ndërtoj me të kaluarën e saj.

Në nenin 7 të këtij pr.ligji propozohet që të ndalohet çdo material audio-viziv apo vepër krijuese ku ekspozohen simbole që mund të shërbejnë për të bërë propagandë për regjimin komunist.

“Propagandë për regjimin totalitar komunist është çdo akt propagande, i kryer me çdo mjet, që mohon, minimizon në mënyrë të ndjeshme, miraton ose justifikon natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist, të veprimtarisë së PPSH dhe të organeve të diktaturës komuniste”

Edhe në rastet kur simbolet e lidhura me sistemin komunist ekspozohen në vende apo objekte të palëvizshme, lihet 3 muaj kohë për institucionet shtetërore që të bëjnë eliminimin e tyre.

Po ashtu edhe emrat që rrugëve apo shesheve apo vendndodhjeve të tjera përmbajnë emrat ose pseudonimet e personave që lidhen me Partinë Komuniste propozohet që të ndryshohen brenda një afati 6 mujor.

Draft-ligji është futur në axhendën parlamentare dhe mbetet për t’u parë çfarë fati do të ketë në një kohë që në Kuvend po ashtu janë edhe disa nisma të tjera nga mazhoranca që prekin periudhën komuniste dhe raportin që duhet të ketë politika shqiptare me personat që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit.

 

Të Fundit