Të hiqen masat anti-covid? Manastirliu: Ende herët për të shpallur fitoren, por jemi të kujdesshëm!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se është ende herët për të shpallur fitoren me pandeminë e koronavirusit, duke marrë shkas edhe nga deklaratat e OBSH-së.

Gjatë prezantimit të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave për sektorin e shëndetësisë, Manastirliu tha se situata po monitorohet.

Do të doja ta nisja duke përmendur atë që drejtori i përgjithshëm i OKB ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitore, për të lëshuar masa jo mjekësore. Vendet po bëjnë vlerësime epidemiologjik. Sa i përket masave tona, ju e dini se masat në Shqipëri, situata po vlerësohet dhe kjo na bën që të jemi të kujdesshëm. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Bazuar në vlerësimin e situatës, do të merren vendime.

Kemi arritur në 56% për popullatën mbi 16 vjeç. Sa i përket dozës përforcuese, Komiteti i Ekspertëve është duke e vlerësuar këtë gjë. Jemi duke vlerësuar dhe ditët e izolimit në kuadër të variantit të ri Omicron, duke vlerësuar periudhën e karantinimit. Ndaj do të kemi një vendim.”, tha ajo.

Të Fundit