Të helmuar nga uji, banorët e Krujës në protestë para Bashkisë: Të dorëhiqet kryetari Artur Bushi dhe drejtori i Ujësjellësit

Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë përpara Bashkisë së Krujës, në lidhje me helmimin masiv që u shkaktua pak ditë më parë nga uji i pijshëm në qytet.

Qytetarët sheqen mjaft të indinjuar në lidhje me atë që ka ndodhur dhe kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi, si dhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve.

Sipas banorëve uji i cili po vijon të furnizojë aktualisht banesat e tyre është ende i pa konsumueshëm.

Protesta ka qenë një organizimi vullnetar i qytetarëve të cilët kërkojnë mbajtjen e përgjegjësisë nga institucionet përgjegjëse lokale mbi helmimin e 600 qytetarëve.

Të Fundit