Taulant Balla: Të dëgjosh Berishën të flasë për korrupsionin, është si të të flasë djalli për besimin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka debatuar me deputetin demokrat Salo Berisha ku ka theksuar se ai është personi i fundit që mund të flasë për korrupsionin në Shqipëri.

Balla është shprehur se Berisha është i fundit i komunizmit që ka ngelur, ndaj PD-ja nuk duhet që ta lejojë partinë të kthehet në një bunkier komunist.

Sipas tij është për të ardhur keq sesi personi që është shpallur non grada nga SHBA për korrupsion masiv, të vijë të bëjë moral për anti-korrupsion.

“ Të dëgjosh Sali Berishën të flasë për korrupsionin, është si të dëgjosh djallin të flasi për biblën, është si djalli të të flasë për besimin të dëgjosh Berishën që të flasë për anti-korrupsionin.  Thirrja ime për PD-në është që të mos e shndërrojnë PD-në në bunkierin e fundit komunist në Shqipëri. Berisha është mbetja e fundit e komunizimit në Shqipëri. Duroni për të vërtetat e mëdha që ndodhin.

Përsëri po jua them, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe koha do e tregojë sesa të drejtë kanë Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në sajtin e Departamentit Amerikan do të shikoni se me kë është Berisha përbri. Homologu i tij është Dodik, ti Tritan e kupto mirë kur i krahasoj këto dy persona në listën e non gradave”, ka thënë Balla.

Të Fundit