Taulant Balla në Festën e Birrës: Organizim i jashtëzakonshëm, ta bëjmë edhe në Elbasan

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është bashkuar këtë mbrëmje fetës së Birrës Korça.

Balla po shijon nga afër atmosferën e jashtëzakonshme që po dhuron kjo festë, ku ka grumbulluar me mijëra turistë nga e gjithë bota.

Duke folur për News 24, Balla vlerësoi këtë festë, që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, duke thënë se një festë e tillë duhet të organizohet edhe në qytete të tjera të vendit, si për shembull në Elbasan.

“Ky është viti i parë që jam këtu, por tani e kuptoj çfarë kam humbur, kështu që nuk do të mungoj më asnjëherë. Të gjithë duhet të marrin shembull nga gëzimi këtu, sepse është një festë që i bën bashkë të gjithë. Mund ta organizojmë këtë festë edhe në qytete të tjera. Ftesa ime është që të bëjmë një festë të ngjashme edhe në Elbasan, në gusht në Korçë, në shtator në Elbasan. Është një birrë shumë cilësore, është nga ato markat që na bën krenarë. Plotëson të gjitha standardet më të mira

Gjithashtu, është dhe një organizim perfekt. Kam takuar sot miq nga Kosova, Rumania, që kishin ardhur posaçërisht për të marrë pjesë në Festën e Birrës. Jam informuar nga administratori i Birrës Korça, që kjo birrë kërkohet nga shumë vende, shqiptarët që jetojnë në Amerikë, por edhe në shumë vende të tjera. Birra Korca po hyn në tregjet e huaja, edhe në Kosovë gjithashtu”, tha Balla.

Të Fundit