Talebanët marrin vendimin: Ndalohet muzika në Afganistan

Muzika nuk do të lejohet nën sundimin e talebanëve në Afganistan. Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i grupit militant, Zabihullah Mujahid për New York Times.

“Muzika është e ndaluar në Islam … por ne po shpresojmë se mund t’i bindim njerëzit që të mos dëgjojnë muzikë, në vend që t’iu bëjmë atyre presion”.

Mujahid gjithashtu tha për New York Times se shqetësimet për sigurinë e grave ishin “të pabaza”. Ai tha se gratë nuk do të duhet të qëndrojnë në shtëpi ose të mbulojnë gjithmonë fytyrën, dhe se kërkesa që gratë të shoqërohen nga një anëtar mashkull i familjes vlen vetëm për udhëtimet prej tre ditësh ose më gjatë. Ai gjithashtu tha se gratë përfundimisht do të mund ti kthehen rutinës së tyre të përditshme.

Të martën, Mujahid paralajmëroi gratë që të qëndrojnë në shtëpi derisa të krijohen sistemet e duhura për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Nën regjimin e talebanëve në vitet 1990, muzika, televizioni dhe kinemaja ishin rreptësisht të ndaluara dhe shkelja e rregullave mund t’i ​​fuste afganët në telashe serioze.

Pasi talebanët u larguan nga pushteti, muzika në Afganistan lulëzoi. U zhvilluan koncerte dhe festivale dhe u krijua Instituti Kombëtar i Muzikës në Afganistan. Ai paraqiste një orkestër femërore që performonte brenda dhe jashtë vendit.

Të Fundit