Takse per dyqanet nga nenshkrimi i kontrate-porosise, Stop zgjidh ngercin-Stop-9 Nentor 2021 – Stop
Të Gjitha

Takse per dyqanet nga nenshkrimi i kontrate-porosise, Stop zgjidh ngercin-Stop-9 Nentor 2021

Problematika e rradhës është ajo e zotit Jetnor Malaj, për një kontratë porosie të bërë për dy dyqane. Jetnori tregon, se në vitin 2017 ka lidhur një kontratë porosie me firmën Derveni, për dy dyqane, pasi kjo firmë, i kishte lekë borxh. Në kontratë thuhet, se dyqanet bëhen të Jetnorit, në momentin, që zhbllokohen nga cdo detyrim bankar. Një dyqan del në ankand dhe Jetnori e blen, ndërsa tjetri akoma. Ndërkohë ai taksohet për të dy dyqanet, që nga momenti i kontratës së porosisë. Ne u interesuam pranë Drejtorisë së taksave dhe tarifave vendore dhe na u tha, se kishin përgjigje nga banka, që dyqani që Jetnori nuk kishte blerë, nuk identifikohej në bankë. Nga Derveni thuhet, se dyqani i pablerë i përket Jetnorit. Megjithatë pas verifikimeve të kryera Jetnori lirohet nga taksat për dyqanin, që nuk ka blerë, ndërsa për atë, që bleu, do të taksohet nga periudha që e ka blerë në ankand dhe jo nga momenti i kontratë-porosisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *