Takimi me Yuri Kim, Gledis Nano: I sigurova se policia do jetë në nivele të larta

Pas takimit me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Nano tha se i siguroi ambasadores se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancës, ndërsa i kërkoi dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA mund të japë për policinë. Ai tha se lufta nuk mund të bëhet vetëm, por, bashkë do t’ia dalim.

“Takimi me ambasadoren është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të SHBA. Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik. Kemi mbështetjen e tyre për trajnim, konsulencat. I sigurova ambasadores se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancës, kërkova dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA mund të japë për policinë. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet vetëm. Unë jam i bindur se bashkë do ia dalim. Bashkë do t’ia dalim për të patur rend siguri në vend tonë .”, tha Nano

Të Fundit