Takimi me bërryl me Ramën/ Meta përgjigjet : ” Mbetem i hapur dhe i disponueshëm për çdo angazhim për çështjen e integrimit europian”

Presidenti Ilir Meta është ngacmuar sot nga gazetarët në lidhje me takimin që ai pati sot me kryeministrin Edi Rama, ku për shkak të pandemisë ata u përshëndetën në një prekje me bërryla, për faktin nëse jane ‘sheshuar’ konfliktet mes tyre.

Teksa nuk i kurseu batutat, kreu i shtetit tha se mbetet i hapur dhe i disponueshëm për çdo angazhim për çështjen e integrimit europian.

“Meqenëse pyetja fjali mbaroi, (qesh) si puna e pishës flamur. Për çështjen e integrimit, po flisnim. Për këtë çështje jam dhe do të mbetem i disponueshëm, për t’ju përgjigjur çdo ftesë dhe angazhimi. Kam bërë çdo gjë që Shqipëria mos të humbasë kohën. Dhe para 20 vitesh, Shqipëria ka qenë përpara Serbisë, Malit të Zi. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë kanë humbur besimin. Duhet të tregojmë besueshmëri, të rikthejmë shpresën tek qytetarët tanë. Të fitojmë energji të reja”, tha Meta.

Të Fundit