Superstrada Lezhë-Milot mbushet me rërë, ja çfarë ka ndodhur

Një sasi e konsiderueshme rërë është derdhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të ishull Shëngjinit.

Një sasi e konsiderueshme rëre është derdhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të ishull Shëngjinit. Situata problematike është krijuar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit në një gjatësi prej 50 metrash.

Sikurse shihet nga pamjet, rëra ka mbuluar rrugën duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore e po sinjalizon drejtuesit e mjeteve për rrezikun.

Ende nuk është identifikuar automjeti që mund të këtë derdhur rërën.

Të Fundit