“Studentët patën 2 muaj kohë për tu vaksinuar”, Eugena Tomini: S’duhet të ishim në këto kushte

Pas kundërshtimit të vaksinimit të detyruar, zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugana Tomini tha se studentët duhet të vaksinohen për të shkuar në auditore dhe se kanë pasur 2 muaj kohë që të merrnin vaksinën anti-COVID.

Tomini tha në emisionin “Opinion” se studentët janë grup rrisku për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta, teksa dha dhe arsyet pse studentët duhet të marrin vaksinën kundër COVID-19.

“Kontestimi për mos bërjen e vaksinës së detyruar duhet të ketë dhe disa baza dhe naga ana e studentëve, do jenë në një ambient të mbyllur, jetojnë në kolektivitet, më shumë orë ekspozimi dhe për rrjedhojë a ishim ne ata që ti ktheheshim normalitetet të jetës? Nga komiteti i ekspertëve të vaksinimit janë priotizuar tre grupet e riskut, që janë mjekët, personeli mjekësor… Grupi i studentëve duke qenë një grup rrisku duke qenë se Delta pati një trasmetueshmëri të lartë. Secili nga studentët nuk duhet të ishin në këto kushte sot. Në dy muaj iu dha mundësia që ne të shkonim drejtë një mbulesë vaksinave në këtë fashë”,-tha Tomini.

Të Fundit