Struktura u “shkri” nga korrupsioni, zëvendësohen policët e arrestuar në Morinë

Në pikën e përbashkët kufitarë Morinë është kthyer normaliteti, ndonëse struktura e policisë kufitare u shkri pas arrestimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

E gjithë struktura policore e kësaj pike është zëvendësuar e po vijon punën normalisht. E njëjta situatë është edhe me policinë kufitare të Kosovës.

Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara në kufi.

Struktura e policisë kufitare në Morinë u shkri thuajse e gjitha përfshirë edhe nivelet drejtuese të saj dhe tashmë ndodhen në procedim hetimor.

Ditën e premte u shoqërua trupa policore e shërbimit si dhe ato të ndërresës për shkak të një hetimi dy vjeçar dhe shkeljet e vërejtura nga përgjimet e SHÇBA dhe SPAK, bashkë me IPK e Kosovës.

Në Gjykatën e Posaçme dje është zhvilluar seanca gjyqësore për 34 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

32 prej tyre janë efektivë e punonjës të kufirit në Kukës, dhe dy të tjerë qytetarë. Në përgjimet e SPAK, tregohen raste ku punonjësit u bëjnë presion qytetarëve për ti dhënë para.

Ndërsa një vajzë nuk është regjistruar në sistemin TIMS dhe është lejuar të hyjë nga Kosova në Shqipëri kundrejt parave.

Për 16 prej tyre u caktua në mungesë arrest në burg, arrest në shtëpi për 12 të tjerë, për 4 efektivë pezullim nga detyra si dhe masa arrest shtëpie për dy qytetarë.

Të Fundit