Strehimi i afganëve, Xhaçka: Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bën dot?! – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Strehimi i afganëve, Xhaçka: Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bën dot?!

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është shprehur në mbledhjen e të gjithë ministrave të NATO-s, se strehimi i shtetasve afganë është i pranusshëm duke u shprehur se Shqippëria është e gatshme për të pritur një pjesë të tyre.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, është shprehur Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët. Ndërkohë, dita-ditës, në vendin tonë pritet të mbërrijë edhe grupi i parë i shtetasve afganë që do të strehohen në qytetin e Beratit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *