Stop zgjidh problemin ne hipoteken e Shkodres! – Stop
KLIPET

Stop zgjidh problemin ne hipoteken e Shkodres!

Gëzim Plepi është një qytetar nga Shkodra, i cili prej vitesh jeton në Amerikë. Problemi i tij qëndron me një banesë, për të cilën Gjykata e Apelit Shkodër ia ka dhënë të drejtën, por tani ai po has pengesë në marrjen e certifikatës në hipotekë. Në momentin, që ka shkuar ka bërë aplikimin dhe pagesat, i është thënë, se do ta marrë certifikatën brenda afatit 3 javor. Por edhe pse ka shkuar të interesohet mbi 10 herë, ende nuk e ka zgjidhur.Gazetarja e “Stop” interesohet pë rastin në fjalë dhe në zyrat e hipotekës na thonë, se ish-punonjësi, hartografi ,e ka paraqitur hartën pa relacionin përkatës tek juristja. Megjithatë, me marrjen e kësaj praktike, brenda një jave, zotëria do të marrë një zgjidhje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *