Stop- Vore/ Segmenti i vdekjes, qe lejon aksesin ne autostrade!(14 maj 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop- Vore/ Segmenti i vdekjes, qe lejon aksesin ne autostrade!(14 maj 2020)

Kohë më parë kemi trajtuar fenomenin e rrezikshëm, sesi automjetet në qytetin e Vorës hynin në kundravajtje në autostradë, duke u bërë shkak për aksidente të shumta. Në atë kohë, me sensibilizimin e situatës, ARRSH mori masa, duke bllokuar me barriera metalike hapësirat, që lejonin aksesin në autostradë.Por duket, se ARRSH bëri vetëm një zgjidhje të pjesshme,duke lënë një pjesë rreth 300-400 metra pa barriera metalike mbrojtëse, e duke bërë, që rreziku vetëm të zhvendoset.Në këtë segment, disa ditë më parë u aksidentua rëndë një punonjës policie, i cili u përplas nga një automjet, që lëvizte me shpejtësi në autostradë.Eksperti i Sigurisë Rrugore Fatmir Hasho shpjegon rrezikun e këtij segmenti, që e quan një pikë të zezë. Ai propozon mbylljen e kësaj rruge dytësore në aksesin, që ka në autostradë, për të shmangur aksidentet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *