Stop – Vlore, 28 vjet zyrave, i humbin certifikatën e pronesise! (21 mars 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Vlore, 28 vjet zyrave, i humbin certifikatën e pronesise! (21 mars 2019)

Kristaq Komini nga Vlora, denoncon në “Stop”, se prej 28 vjetësh endet për pronën e tij nëpër zyrat e institucioneve.Të drejtën e pronës e ka fituar që në vitin ’91. Për shkak të ndërtimit të rrugës transballkanike dorëzoi në bashki të gjitha dokumentat, përfshirë edhe certifikatën origjinale të propnësisë.Por dokumenti orgjinal humbi dhe kopjen e certifikatës nuk ia marrin parasysh. Në Bashkia, i thonë se e kanë dërguar Drejtorisë së Rrugëve, kjo e fundit e con në hipotekë. Kristaq Komini i drejtohet zyrës së hipotekës, ku as që e presin.Por me ndërhyrjen e gazetares së “Stop”, specialisto i hipotekës i thotë, se prona do t’i njihet me një deklaratë noteriale, ku vërtëtohet se insititucionet i kanë humbur certifikatën e në këtë mënyrë do t’i bëhet një dublikatë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *