Stop – Ushqente te pamundurit, gjobitet e shoqerohet drejtori i qendres rezidenciale! (30 mars 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Ushqente te pamundurit, gjobitet e shoqerohet drejtori i qendres rezidenciale! (30 mars 2020)

Një ndër masat e para, të marra nga Qeveria për mos përhapjen e COVID-19, ishte mbyllja e institucioneve arsimore dhe më pas edhe izolimi në shtëpi i qytetarëve.Por në zonën e Astirit, një njësi tregtare ka mbyllur qepenat përgjysmë, duke shkelur ligjin e duke vazhduar aktivitetin.Në zonën e Kinostudios, në rrugën “Shefqet Kuka”ndodhet qendra rezidenciale “Strehë dhe shpresë”, që drejtohet nga qytetari Hysni Kuka.Ky i fundit tregon, se u shërben 55 të moshuarve dhe personave të tjerë të braktisur, që nuk kanë mundësi të tjera mbijetese.Por pak ditë më parë, Hysniu dhe qendra e tij u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra nga komisariati numër 4, duke u konsideruar njësi tregtare.Pamjet filmike dokumentojnë, se dy policë, Guximi dhe Velo,në datën 24 mars hynë si ilegalët në ambientet e qendrës rezidenciale,venë gjobën dhe shoqërojnë Hysniun në komisariat.Hysniu është ankuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ShCBA-ja,Gjykata administrative, i ka bërë kallzim dhe i ka shkruajtur edhe kryeminjstrit Rama, por asnjë zgjidhje. Për këtë rast iu drejtuam Komisariatit të Policisë nr 4, ku patëm një komunikim me Shefin e saj Agim Hoxha. Në mënyrë të cuditshme zoti Hoxha u shpreh se, është në dijeni të rastit, por ai do ta verifikojë pa qenë e nevojshme të bëjë shumë bujë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *