Stop-Tropoje, Naijle Baliaj merr 5 mije euro ryshfet, per nje specializim. (19.03.2019)

Një qytetar nga Tropoja denoncon në “Stop”, se ish- drejtoresha e spitalit, Naijle Baliaj i ka marrë 5 mijë euro ryshfet, për një specializim në Tiranë.Prej më shumë se dy vjetësh, personi nuk merr as paratë dhe as specializimin e premtuar.Me kamera të fshehtë, ish drejtoresha pranon paratë, që ka marrë dhe premton t’i kthejë pas një muaji. Por edhe pas një muaji, zonja nuk e kthen detyrimin.Qytetari denoncues thotë, se nuk është i vetmi i mashtruar nga zonja Baliaj.Në një telefonatë me gazetarin e emisionit, ish-drejtoresha fillimisht mohon kategorikisht, që ka marrë këtë shumë. Më pas thotë, se e ka marrë borxh për shkak, se ka të vëllanë sëmurë.

Të Fundit