Stop – Tirane/ Shkolla “Emin Duraku” pjeserisht e banueshme a pezullohet mesimi?! (12 dhjetor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Tirane/ Shkolla “Emin Duraku” pjeserisht e banueshme a pezullohet mesimi?! (12 dhjetor 2019)

Përvec pallateve shumëkatëshe apo banesave private, tërmeti i 26 nëntorit preku edhe shkollat. Një ndër to është shkolla 9-vjecare “Emin Duraku”, në njësinë numër 5, ku janë bërë 2 akt-konstatime, më datë 3 dhe 4 dhjetor. I pari e nxjerr shkollën me dëmtime në strukturë, por nuk cilësohet nëse është i banueshëm apo jo. I dyti i cili është realizuar nga vetë drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, i cili e nxjerr këtë godinë pjesërisht të banueshme. Në këto kushte, prindërit e nxënësve nuk kanë siguri dhe prej ditësh nuk i kanë sjellë ata në shkollë. Por drejtori i Institutit të Ndërtimit, Hysenlliu thotë, se prindërit mund t’i dërgojnë fëmijët tek pjesa e banueshme, derisa të vijnë të tjerë profesorë, për aktin final të vlerësimit. Pas ndërhyrjes së emisionit Stop, vjen dhe reagimi i 3 institucioneve: Ministrisë së Arsimit, Bashkisë së Tiranës si dhe Institutit të Ndërtimit.Dy të parat kanë urdhëruar drejtoreshën e kësaj shkolle, që të hapë dyert për grupet e ekspertëve, të deleguar nga Instituti i Ndërtimit.Madje është vendosur, që mësimi të pezullohet, deri sa të realizohet akt-ekspertiza për godinën e kësaj shkolle.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *