Stop – Tiranë, ngatërrohet numri i ID-së, Stop zgjidh problemin! (04 prill 2019)

Donald Haris, ka ardhur nga jashtë shtetit dhe vendosi të bëjë patentën e tipit B. Pasi regjistrohet në një autoshkollë, i thanë, se nuk mund ta merrte patentën e kategorisë B, por vetëm C. Në sistem rezultonte, se ishte i pajisur me një të tillë. Për dy muaj askush nuk i dha përgjigje për këtë ngatërresë.Sekretarja e autoshkollës i tha gazetares së emisionit “Stop”, se në drejtorinë e patentave me numrin e ID-së së Donaldit, është një person tjetër.Përgjegjësi i zyrës së targave Rasim Allushi, pas interesimit tonë, zbuloi, se numri i ID-së ishte hedhur gabimisht e ngatërruar me Elisjon Skënderaj.Por sipas zotit Allushi, në pak ditë problemi i Donaldit është i zgjidhur.

Të Fundit