Stop – Tirane/ I japin listen e notave me te dhena gabim: Shko ne gjykate! (08 tetor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Tirane/ I japin listen e notave me te dhena gabim: Shko ne gjykate! (08 tetor 2019)

Një qytetar i është drejtuar emisionit “Stop” për të denoncuar një problem me gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë.Pasi studioi në këtë gjimnaz në vitet 2003-2007, ai kryen edhe studimet e larta.Në vitin 2019 shkon në shkollën e mesme për të marrë një listë notash, por në dokument i mungon vendlindja, numri i amzës, datëlindja është gabim e po ashtu emri i babait. Përgjigja e vetme është, që duhet t’i drejtohet gjykatës.Edhe drejtori i shkollës, edhe drejtori i zyrës arsimore i japin të njejtën përgjigje, duke thënë, se të tilla probleme hasin cdo ditë.Eksperti Albano Zhapaj, e konsideron problem madhor mungesën e regjistrit të vecantë dhe të dhënave, që mungojnë. Sipas tij, kjo situatë mund të zgjidhet përmes një komisioni në shkollë dhe me përfaqësues nga DAR, pa qenë nevoja që qytetari të bredhë nëpër dyert e gjykatave.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *