Stop – Sukth, gjyshja me dy femijet e djalit ne varferi ekstreme! (04 dhjetor 2018) – Stop
Të Gjitha

Stop – Sukth, gjyshja me dy femijet e djalit ne varferi ekstreme! (04 dhjetor 2018)

Sanije Loka, 60 vjec nga Sukthi i Durrësit kërkon ndihmën e emisionit “Stop”.Djali i saj, i divorcuar nga bashkëshortja, vuan dënimin në një burg të Francës, ndërsa e moshuara mundohet të mbijetojë, duke patur edhe nipin e mbesën në ngarkim e pa asnjë të ardhur.Sanija kërkon një vërtetim, që djali është në burg, pasi në këtë mënyrë, mund të sigurohet pensioni ushqimor nga e ëma e fëmijëve, ose gjyshja të marrë kujdestarinë e tyre e më pas ndihmë ekonomike.Drejtoresha e Shërbimit Social në Durrës Meme Xhaferaj, thotë, se pas prezantimit të rastit, po punohet për zgjidhjen e problemit të kësaj familjeje. Ka nisur puna për dokumentat, që gjyshja të fitojë kujdestarinë e fëmijëve e më pas të përfitojë ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër “Fundjavë ndryshe” ka ofruar ndihma ushqimore për Sanijen dhe të vegjlit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *