Stop – Stop e Firdeus dalin nga izolimi e ndihmojne familjet ne nevoje! (18 mars 2020)

Në këto kohë të vështira vetizolimi nevoja më e madhe është për familjet, që e kanë shumë shumë të vështirë të sigurojnë ushqimet bazë.Elvis Naci, përfaqësuesi i fondacionit Firdeus tregon, se së bashku me emisionin Stop është ndërmarrë nisma, për të dalë në ndihmë të njerëzve në nevojë. Ai thotë, se është zgjedhur pikërisht fshati Krrabë, pasi aty familjet kanë qenë shumë të varfra, për shkak të largësisë, papunësisë dhe këta banorë e kanë të vështirë mbijetesën.Fillimisht janë shpërndarë ndihma ushqimore për 6 familjet e para, që kanë më shumë nevojë.

Të Fundit