Stop-Solidariteti/ Stop, Firdeus e Sunday League Tirana ndihmojne familjet ne nevoje! (6 prill 2020)

Jemi vendosur në Shkozet, pranë ambjenteve të magazinës së Fondacionit Firdeus, ku prej ditësh po bëhet një punë voluminoze, pasi janë përgatitur rreth 7000 pako ushqime, të cilat do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.Elvis Naci, drejtuesi i fondacionit Firdeus tregon, se një shqiptar i Zvicrës, ka dhuruar 100 mijë paund. Nga ana tjetër pako me ushqimet bazë do të shkojnë në ndihmë të familjeve, që kanë më shumë nevojë.Nismës së emisionit Stop për të ndihmuar familjet në nevojë i është bashkuar dhe Sunday League Tirana.Jurgen Demneri, organizatori i Sunday League Tirana, thotë, se në bashkëpunim me supermarket Bio ju,që ndodhet në Bllok, për dy ditë përgatitën rreth 50 pako me ushqime. Ne kemi përzgjedhur 10 familje, me të moshuar apo të sëmurë, për t’ju gjendur në këto ditë të vështira. të cilat kanë të sëmurë dhe të moshuarit që jetojnë vetëm.

Të Fundit