Stop – Solidaritet per te pamundurit, Stop, Fundjava dhe birra Peja inaugurojne nje tjeter shtepi! (01 mars 2019)

Në datën 1 shkurt emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes Norja në Shijak. Kryefamiljarja, Anila Norja, ka 3 fëmijë dhe bashkëshorti e ka braktisur.Të gjithë jetojnë me 60 mijë lekë të vjetra në muaj. Stop dhe Fundjava bënë apel për të ndihmuar këtë familje dhe tashmë ka nisur puna, për ndërtimin e shtëpisë së re të tyre.Edhe shumë kontributorë, kanë sjellë ndihmë financiare për këtë familje.Më pas vjen historia e familjes Cera, që përbëhet nga 5 anëtarë e të gjithë banojnë në një barakë.Pak ditë më parë, Stop dhe “Fundjava” morën familjen Cera nga zona e Institutit, ku banonin e i cuan në shtëpinë e tyre të re në zonën e Astirit, blerë me kontributin e birrës Peja.

Të Fundit