Stop – Skandali/ Tender korruptiv per dezinsektimin, ISHP: Punonjesit reflektuan! (11 qershor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Skandali/ Tender korruptiv per dezinsektimin, ISHP: Punonjesit reflektuan! (11 qershor 2019)

Tashmë, që sezoni turistik ka nisur, të gjithë pushuesit kërkojnë siguri dhe pastërti.Pikërisht për të patur higjenën e kërkuar, në fillim të marsit 2019, ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat.

Specialistja Enkelejda Dikollari, sqaron detaje nga ky proces.Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posacme pranë kryeministrisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, konstatori shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së.Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë.Vetë ISHP në përgjigje të interesimit të “Stop” thotë, se punonjësit kanë refkletuar, ndaj nuk janë shkarkuar. Ndërsa procesi i dezinsektimit mund të kryehet fare mirë edhe në qershor.Nga ana tjetër, sipas specialistes Enkeleda Dikollari,ky proces duhet bërë në periudhën mars, prill e maj, kur mushkonjat janë në fazën larvore. Efektet e dezinsektimit në muajt maj e qershor është jo efikas, pasi larvat janë në stadin adult dhe mbajtja në kontroll është e pamundur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *