Stop – Skandali/Fabrika e bakrit shkakton katastrofe mjedisore ne lumin Fan! (12 Qershor 2020)

Stop është ndalur në Fushë- Arrëz pranë Lumit Fan i madh. Fabrika e pasurimit të bakrit ka derdhur mbetjet, që përpunon nga minerali në lumë. Katastrofa mjedisore është e dukshme për disa kilometra përgjatë lumit.Punonjësit e fabrikës së pasurimit të bakrit, na tretojne detaje, sesi të gjitha mbetjet janë hedhur në lumë, për shkak të një defekti. E njejta situatë shfaqet edhe në një fabrikë të pasurimit të bakrit në Spac,Tete Albania, që mbetjet e lëngëta dhe të ngurta të mineralit, i hedh në degëzimet e lumit Fan i vogël.Bilal Koci, gjeolog, shpjegon mënyrën e përpunimit të bakrit me solucione dhe reagentë, që derdhen në mjedis dhe jo në rampat e posacme.

Të Fundit