Stop-Skandal, shkolla e mbyllur në 2016-ën, dha diploma me vulë nga MAS.(04.02.2019) – Stop
KLIPET

Stop-Skandal, shkolla e mbyllur në 2016-ën, dha diploma me vulë nga MAS.(04.02.2019)

Disa qytetarë, prindër të nxënësve të shkollës së mesme jopublike “Skënderbej”,i janë drejtuar emisionit “Stop” për të shprehur problemin e tyre, lidhur me këtë shkollë.Në dhjetor 2018 ata janë njohur me një vendim të Ministrisë së Arsimit, që shkolla në fjalë rezulton e mbyllur, që nga shtatori i vitit 2016.Tani prindërit refuzojnë të paguajnë detyrimin financiar, por shkolla nuk i pajis me vërtetimin e notave, që të cojnë fëmijët në një shkollë tjetër.Gazetarja merr takim me drejtorin e shkollës, Ndue Kolndreu, i cili tregon absurdin tjetër, se pavarësisht mbylljes, shkolla ka vijuar të japë diploma me vula të DAR e Ministrisë së Arsimit.Inspektorja e Inspektoriatit shtetëror arsimor shpjegon, sesi është marrë vendimi për mbylljen e shkollës “Skënderbej”, e cila ka vijuar punën pa licensë.Drejtoresha e DAR, Arjola Byzyka, thotë, se shkolla është e mbyllur, por po bën rezistencë në dorëzimin e dokumentacionit.Në gjithë këtë kaos pritet reagimi i Ministrisë së Arsimit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *