Stop- Skandal! Punonjësit e burgut të Rrogozhinës grabisin të dënuarit. (30.01.2019) – Stop
KLIPET

Stop- Skandal! Punonjësit e burgut të Rrogozhinës grabisin të dënuarit. (30.01.2019)

Xhelo Kumria ka vuajtur dënimin për “armëmbajtje pa leje” në burgun e Rrogozhinës në vitet 2014-2015.Gjatë kësaj kohe e vizitonin familjarë e të afërm, duke i dhënë dhe para, të cilat i ka kursyer e i ka mbajtur në arkën e burgut.Po prej 4 vjetësh nuk arrin të marrë paratë e veta në shumën e 540 mijë lekëve të vjetra.Ekonomisti i burgut, thotë në një video-regjistrim, se arkëtarët, që kanë vjedhur paratë janë shkarkuar dhe janë në gjyq, por sot arka nuk ka para, për t’ia kthyer Kumrisë.Në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve thonë, se duhet pritur vendimi i gjykatës, për të parë, se cfarë do të bëhet me shumën e grabitur në burgun e Rrogozhinës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *