Stop – Samir Mane dhe Tirana Bank bejne me shtepi te re familjen Poka! (13 shtator 2019)

Seid Mema denoncon në Stop një padrejtësi absurde që i është bërë nga Agjensia e Trajtimit të kredive. Në vitin 1995 ai ka marrë një kredi nga shteti si biznes, por nga trazirat e 1997-ës, nuk mundi ta shlyejë atë. Në vitin 2019 falen kamatë-vonesat dhe Seidi e shlyen kredinë, por përballet me faktin, se ATK i ka faturuar 5 milionë lekë të vjetra si shpenzime gjyqësore, pa u bërë asnjëherë asnjë gjyq.Në zyrat e ATK-së ia faturojnë këtë shumë përmbaruesit privat.Por ky i fundit, nuk është në dijeni të këtij shpenzimi.”Stop” siguron dosjen e ATK-së, ku rezulton, se 5 milionë lekët janë plan rilevimi, që ATK ka bërë për pasuritë e zotit Mema.Juristja e institucionit thotë, se është bërë kontabilizimi, ndaj nuk mund të ndryshojë shumën, që i detyrohet Seid Mema.

Të Fundit