Stop – Qytetari paguan taksa ne dy njesi, pas ndarjes se re administrative! (14 qershor 2019)

Nazmi Doci është banor në Kodër Kamëz në rrugën “Adem Shehu”.Me ndarjen e vjetër administrative i përkiste njësisë administrative Laprakë, bashkia e Tiranës. Ndërsa me ndarjen e re ka kaluar në njësinë administrative të Paskuqanit, bashkia Kamëz.Por ky ndryshim nuk e ka shkëputur zotin Nazmi prej detyrimit të pagesave nga të dyja këto njësi administrative.Doci thoë, se ka bërë një kërkesë në UKT qendrore, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.Gazetarja e “Stop” interesohet në të dyja njësitë dhe mundëson kalimin e Nazmi Docit në njësinë e re, duke fshirë detyrimet në të vjetrën.

Të Fundit