Stop – QSUT nuk ka interferon për melanomën, por gjendet në farmaci private! (21 janar 2019)

Disa qytetarë kanë denoncuar në “Stop” mungesën prej një muaji të medikamentit Interferon 18 MIU, që përdoret për pacientët e prekur nga melanoma, ose kanceri i lëkurës.Një grua tregon, se i shoqi është operuar me këtë problem dhe duhet të kurohet për 6 muaj me interferon, por kura është ndërprerë, pasi nuk ka medikament në QSUT.Medikamenti në fjalë është për përdorim spitalor dhe zonja nuk ka mundur ta gjejë as privatisht.Në 9 farmaci deklarojnë, se interferoni nuk gjendet dhe nuk lejohet të tregtohet në farmaci private.Pas shumë kërkimesh medikamenti “u gjet” në farmacinë “Vip” me 100 mijë lekë të vjetra, nga 230 mijë lekë, që kushton, për shkak se është afër skandencës.

Të Fundit