Stop – Proteste dhe parlament, 8 deputete opozitare “shpetojne” mandatin! (13 dhjetor 2018) – Stop
Të Gjitha

Stop – Proteste dhe parlament, 8 deputete opozitare “shpetojne” mandatin! (13 dhjetor 2018)

Pasditen e djeshme u publikua lajmi, se shqiptarët janë renditur të katërtët në botë, për lënien e vendit. Por ditën e djeshme kryeministri Rama nuk i mblodhi “fakirët”, që u zgjidh hallet, në takimin e së mërkurës të “bashkëqeverisjes me qytetarët”.Qeveria duket se nuk ka para për përgjysmimin e tarifave të studentëve, pasi vec të tjerave i duhet të paguajë edhe shkollimin e Endri Fugës në Londër. Protesta e studentëve vijoi edhe sot, por këtë herë u zhvendos para parlamentit. Një nga rezultatet e prekshme, që ajo prodhoi, ishte “shpëtimi” i mandatit të 8 deputetëve të opozitës, të cilët zunë vend sot në sallën e parlamentit. Ndërsa kryeministri Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit, se protesta e deputetëve i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *