Stop-Privatizimi i pronës për 1 milionë lekë, zvarritje prej 25 vitesh! (22.01.2019)

Një qytetar ka më shumë se 25 vjet, që endet në një proces privatizimi. Por kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka treguar me zë dhe figurë, sesi në 5 muaj ai zgjidh atë, që nuk ka mundur të zgjidhë në 25 vjet, duke paguar nën dorë.Përmes sekseres Manushaqe Selita, funksionarja e Ministrisë së Financave, Mona Alickaj, i thotë qytetarit, se ajo mund ta zgjidhë cështjen me 800 mijë lekë të vjetra, por drejtori i saj kërkon një milionë. Kur dorëzohen paratë, mbaron edhe puna, por Mona thotë, se noterinë do ta paguajë vetë qytetari.

Të Fundit